AKTUALE

Fatmir Dehari nga Viena: Diaspora është forcë dhe frymëzim për zhvillimin e Kërçovës

Kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor me mërgatën kërçovare që jeton dhe vepron në Austri.Në këtë tubim, z. Dehari shprehu mirënjohjen dhe respektin e thellë për kontributin e diasporës në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të Kërçovës.“Të dashur vëllezër e motra mërgimtarë, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj të sinqertë. Dashuria dhe përkushtimi juaj për vendlindjen janë frymëzim për të gjithë ne,” – tha Dehari gjatë fjalës së tij para të pranishmëve.Gjatë takimit u falënderua veçanërisht Shoqata Humanitare “Kërçova”, anëtarët dhe kryetari Blerim Sadiku për përkushtimin e tyre të palodhur në mbështetje të komunitetit.Fatmir Dehari theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me diasporën do të jetë një prioritet i rëndësishëm në programin e tij, duke nënvizuar rëndësinë e investimeve dhe projekteve të përbashkëta që i japin jetë zhvillimit të Kërçovës.“Me ju, Kërçova është gjithmonë më e bashkuar, më e fortë dhe më e bukur. Ju jeni pjesë e pandashme e së ardhmes sonë të përbashkët,” – përfundoi ai.Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore e bashkëpunuese, duke reflektuar lidhjet e forta të diasporës me vendlindjen.#FatmirDehari #Kërçova2025 #Mërgata #Vienna #Zgjedhje2025 #BashkëPërKërçovën #Diaspora

Banner

Related posts

BDI: Provimi vetëm në maqedonisht! Ministri i Drejtësisë po cenon rendin kushtetues dhe barazinë gjuhësore me përgjigjen e tij ndaj peticionit të studentëve

Gjyla Halili

Viktoria Dimitrova Jovanova, korrespondente e MIA-s, mori çmimin për storjen më të mirë për fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor të KEMM-it

Gjyla Halili

Sot hapet pikë-kalimi i përbashkët kufitar në Bllacë

Gjyla Halili