AKTUALE

Abdulselam Selami: Idrizova meriton më shumë në çdo aspekt

Banner

Bartësi i listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Abdulselam Selami, zhvilloi sot një takim në Idrizovë së bashku me kandidatin për Kryetar të Qytetit të Shkupit, z. Skender Rexhepi – Zejd, dhe bartësen e listës së këshilltarëve në Komunën e Gazi Babës, znj. Makfire Iseni.

Gjatë këtij takimi, Selami theksoi se përfaqësimi me dinjitet dhe ndershmëri do të jetë prioritet kryesor i ekipit të tij, duke shtuar se Idrizova ka qenë për shumë vite e anashkaluar në zhvillim dhe investime.

“Idrizova meriton më shumë në çdo aspekt — në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe jetë më cilësore për banorët e saj. Zëri ynë në Këshillin e Qytetit të Shkupit do të jetë i fuqishëm dhe i drejtë. Ne do të jemi aty për të përfaqësuar qytetarët me përgjegjësi dhe integritet,” deklaroi Abdulselam Selami.

Ky aktivitet është pjesë e fushatës zgjedhore të AKI-së për zgjedhjet lokale, me qëllim rritjen e përfaqësimit të qytetarëve në institucionet vendore.

#Voto4 ✅
#Shkupi
#AbdulSelamSelami
#SkenderRexhepiZejd

Banner

Related posts

Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e falënderoj që dëshiron të ndihmojë, e mira me të mirë kthehet, edhe ne do t’ia kthejmë me të mirë, por do të kemi më shumë punë

Gjyla Halili

Grubi ka dhënë dorëheqjen Ali Ahmetit

admin

Blerim Bexheti: Në Svillarë u dëshmua bashkimi dhe besimi për fitoren e 19 tetorit!

Gjyla Halili