AKTUALE

Bajram Rexhepi: Banja e Tetovës do të shndërrohet në qendër moderne rekreative

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, së bashku me aktivistë dhe kandidatët e listës fituese të partisë, realizoi sot një ecje simbolike drejt Banjës së Tetovës, një nga zonat e vetme rekreative që ka qyteti.

Gjatë kësaj vizite, Rexhepi theksoi se në katër vitet e fundit në këtë hapësirë nuk është bërë asnjë investim, ndonëse ajo përbën një potencial të madh për zhvillimin turistik, sportiv dhe rekreativ të Tetovës. Ai kujtoi se investimet e mëhershme, si rikonstruksioni i rrugës deri te burimet e ujit të thartë, vazhdimi i rrugës drejt Teqes së Shipkovicës, si dhe ndërtimi i shtratit të lumit, janë realizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rural dhe mbajnë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, një nga prioritetet tona do të jetë transformimi i Banjës së Tetovës në një qendër moderne për sport dhe rekreacion. Kjo zonë do të bëhet një hapësirë e gjallë për qytetarët dhe vizitorët, duke sjellë zhvillim ekonomik dhe turistik për komunën,” deklaroi Rexhepi.

Ky zotim është pjesë e programit të AKI-së për zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e hapësirave publike funksionale për qytetarët e Tetovës.

#BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

Bekteshi: Paga minimale sërish do të rritet gjatë këtij viti

admin

Lëvizja Demokratike do të quhet partia e re politike

admin

Mbrëmja Vallëzimi Babë e Bijë/ Dedivanaj: Rinia jonë shembullore rezultat i punës sonë shumvjeçare në favor të çështjes kombëtare dhe promovimit të vlerave shqiptare

Gjyla Halili