AKTUALE

Demokracia në Kërçovë në veprim – kandidatët takohen dhe përshëndeten me respekt

Gjatë aktiviteteve të ditës në qytetin e Kërçovës, tre kandidatët për kryetar komune – Fatmir Dehari, Aleksandar Jovanoski dhe Shkodran Alili – u takuan ballë për ballë në qendër të qytetit, ku shkëmbuan përshëndetje miqësore dhe respekt të ndërsjellë.

Ky moment u vlerësua si një shembull i lartë i demokracisë dhe kulturës politike në Kërçovë, ku përkundër garës zgjedhore, kandidatët treguan se respekti dhe komunikimi civil janë vlerat që bashkojnë qytetin.

Kjo pamje e rrallë nga Kërçova është mesazh i qartë se politika mund të bëhet me respekt, me qëllim të përbashkët – zhvillimin dhe të ardhmen më të mirë të qytetit dhe qytetarëve të saj. /Tv. Gurra

Banner

Related posts

Grubi: Nuk kaloni dot vijën e Frontit, frontit të barazisë, frontit të integrimit, frontit europian

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj vlerëson lartë figurën e profesorit Gjergj Hasanaj, falenderon gjith ata që kontribuan në jetësimin e historisë së tij

Gjyla Halili

Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues detyre në krye të degës

Gjyla Halili