AKTUALE

“Blerim Bexheti – Zëri i qytetarëve, forca e Sarajit!”

Banner

Kandidati për kryetar komune Blerant Ramadani, së bashku me bartësin e listës dhe kryetarin aktual Iljas Veseli, si dhe shefin e shtabit Senehat Murtezani, zhvilluan sot vizita në shtabet lokale të Llaskarcës dhe Bukoviqit.

Në këto takime të ngrohta dhe dinamike me aktivistët, vullnetarët dhe qytetarët, ekipi prezantoi vizionin për një Saraj më të zhvilluar, më transparent dhe më gjithëpërfshirës, duke dëgjuar me vëmendje idetë, nevojat dhe propozimet e banorëve.

Programi 4-vjeçar për Komunën e Sarajit është ndërtuar mbi tre shtylla kryesore:

– Zhvillim i barabartë dhe i qëndrueshëm në çdo vendbanim,

-Qeverisje transparente dhe me llogaridhënie,

– Përfshirje e të gjithë qytetarëve, pa dallime.

Atmosfera bashkëpunuese dhe mbështetja e fuqishme që u ndje në terren, dëshmojnë se Saraji është gati për një faqe të re, për një udhëheqje moderne dhe të përgjegjshme.

19 Tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh – është dita kur qytetarët zgjedhin zhvillimin, unitetin dhe të ardhmen e sigurt.

Fitorja më 19 tetor do të jetë fitore e vizionit të ri për Sarajin – një komunë moderne, funksionale dhe të bashkuar! 🇦🇱

Banner

Related posts

Kovaçevski: Në mandatin tim të dytë si kryeministër, paga mesatare do të jetë 1.000 euro, ndërsa minimalja 600 euro

Gjyla Halili

Fillon me punë shtabi i Bdi-së në Tetovë, Xhemail Jusufi zgjidhet shef i shtabit zgjedhorë

Gjyla Halili

Janevska njoftoi mbylljen e dy instituteve për shkak të parregullsive

Gjyla Halili