AKTUALE

Blerim Bexheti: Në Svillarë u dëshmua bashkimi dhe besimi për fitoren e 19 tetorit!

Banner

Në një prezencë madhështore, banorët e Svillarës së Epërme dhe të Poshtme mirëpritën kandidatin për kryetar komune Blerant Ramadani dhe drejtuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim.

Sonte në Svillarë të Epërme dhe Svillarë të Poshtme u dëshmua fuqia e bashkimit dhe besimit në një fitore historike që po vjen më 19 tetor.

Në një prezencë madhështore dhe masovike, qytetarët e dy fshatrave treguan përkushtim, respekt dhe përkrahje të jashtëzakonshme ndaj vizionit të ri për Komunën e Sarajit.

Të pranishëm në këtë tubim ishin kandidati për kryetar komune Blerant Ramadani, kryetari aktual dhe bartësi i listës për këshilltarë Iljas Veseli, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Skender Rexhepi – Zejd, kryesuesi i listës për Qytetin e Shkupit Abdulselam Selami, kandidatja për këshilltare Nezrane Rustemi, shefi i shtabit komunal Senehat Murtezani, si dhe Rijad Shaqiri, që nderoi me prezencën e tij këtë ngjarje madhështore.

Në fjalimet e mbajtura, u theksua rëndësia e projekteve që do të transformojnë Komunën e Sarajit dhe vizioni i përbashkët për zhvillim, barazi dhe dinjitet kombëtar.

Deputeti dhe përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim theksuan se zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë vetëm një garë politike, por një referendum kombëtar që përcakton drejtimin e ardhshëm të shqiptarëve në vend.

Atmosfera e mbrëmjes ishte e mbushur me energji, motivim dhe besim të plotë se fitorja e madhe po afrohet – një fitore që do të jetë në shërbim të njerëzve dhe të ardhmes së Komunës së Sarajit.

Banner

Related posts

DPS votoi dy serbe nga DF për gjykatëse, por jo edhe kandidatin shqiptar

admin

Haradinaj në mbledhjen e dy Kuvendeve: Kurti i shërben agjendës së Serbisë dhe Rusisë

Gjyla Halili

Grubi: BDI do të ketë kandidat për president

Gjyla Halili