AKTUALE

E rëndë/ Një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë

Një nxënëse e shkollës fillore nga zona e Bit Pazarit të Shkupit u ka dhënë 25.000 euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të vogël. Babai i saj e denoncoi rastin në polici gjysmë ore pas mesnatës së 9 majit, transmeton TV21.

Në orën 00:30 në SPB-Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur, nxënëse e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit të Shkupit, për një kohë të gjatë kërcënohej nga dy shokë të klasës se do ta sulmonin fizikisht vëllain e saj të vogël, i cili ka probleme shëndetësore, nëse nuk u jepte para. Sipas denoncimit, ajo në disa raste u detyrua t’u jepte para, duke i marrë nga shtëpia gjithsej 25 mijë euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë MPB.

Banner

Related posts

Shqipëria emëron Deonin Mejdani për ambasador në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Mexhiti: 20 milionë euro për Çairin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën, Dibrën dhe komunat tjera të harruara deri më tani

Gjyla Halili

LSDM: U vërtetua që Hristovski ka certifikatë të rrejshme të gjuhës angleze, emërimi i tij është i kundërligjshëm

Gjyla Halili