AKTUALE

Ali Ahmeti pret në takim kampionin Florim Zendeli pas triumfit në PFL Europe

Sot Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), priti në takim kampionin e madh Florim Zendeli, fitues dhe mbrojtës i titullit në Professional Fighters League Europe (PFL Europe), pas suksesit të tij të fundit në Dubai.

Në këtë takim, i cili u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, Ahmeti dhe Zendeli ndanë mendime për rrugëtimin sportiv të kampionit, sfidat e përballuara dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që e kanë ngritur atë në majat e suksesit ndërkombëtar.

Ali Ahmeti theksoi se Florim Zendeli është shembull i disiplinës, vendosmërisë dhe krenarisë shqiptare në arenat botërore të sportit, duke theksuar se suksesi i tij nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një frymëzim për të rinjtë shqiptarë.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Buteli: Me heqjen e ligjit për gjuhën shqiptarve u hiqet shtetformësia.

Gjyla Halili

Marrëveshja e Ohrit, Kryevepër e karrierës e Ambasadorit të SHBA-së James W. Pardew!

Gjyla Halili

Rritje e ngadaltë, por e vazhdueshme e kredive problematike

Gjyla Halili