AKTUALE

E përmendi Adnan Azizi, reagon familjarja e Almirit: Dikujt zemra i digjet, e sidomos kur ti me aq lehtësi ia përmend emrin

Pas deklaratës së deputetit dhe shefit të Shtabit të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, i cili në një tubim iu drejtua liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, me fjalët “A kishe gjak shqiptari kur u vra Almir Aliu?”, ka reaguar ashpër halla e të ndjerit, Resmije Aliu, shkruan gazeta KOHA.

Në reagimin e saj publik, Resmije Aliu shprehet se dhimbja e familjes së Almirit po keqpërdoret çdo fushatë për qëllime politike:

“Zotëri, Almiri nuk është kurban as i juaji e as i askujt (politikan). Ku gjithë këto vite e përdorni vetëm për fushata zgjedhore. Dikujt zemra i digjet, e sidomos kur ti me aq lehtësi ia përmend emrin”, shkruan ajo

Deklarata e Resmije Aliut ka ardhur pasi Adnan Azizi, në një fjalim publik, kishte përmendur një sërë ngjarjesh tragjike, duke akuzuar Ali Ahmetin për heshtje ndaj tyre.

“Ali Ahmeti, a kishe gjak shqiptari kur ndodhën rastet e montuara? A kishe gjak shqiptari kur u vra Almir Aliu në Kumanovë? A kishe gjak shqiptar kur ndodhi Brodeci? Pse qëndrove 10 vite në ‘prehër’ të Gruevskit?”, deklaroi Azizi.

Kjo nuk është hera e parë që fjalimet e Adnan Azizit nxisin reagime të ashpra.

Vetëm disa ditë më parë, vajza e Komandant Strugës reagoi ndaj tij, pasi Azizi akuzoi publikisht se “Ali Ahmeti është vrasësi i Nuri Mazarit”, deklaratë që u cilësua e pavërtetë dhe e papranueshme nga familja e Komandanti të UÇK-së.

Reagimet e njëpasnjëshme tregojnë se përdorimi i ngjarjeve tragjike në diskursin politik po ngjall zemërim dhe revoltë në opinionin publik, veçanërisht në mesin e familjeve të viktimave që kërkojnë respekt dhe moskeqpërdorim të emrave të të dashurve të tyre për qëllime elektorale. (koha.mk)

Related posts

Në vitin 2024 më së shumti paraqitje për helmime me ushqim dhe për produkte me afat të skaduar

Gjyla Halili

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME NË RMV, REISUL ULEMA HFZ.H.SHAQIR EF. FETAI, PJESËMARRËS NË TAKIMIN LAMTUMIRËS TË AMBASADORIT TË ITALISË.

Gjyla Halili

Koncert dedikuar ditës së të dashuruarve, “Puccini in love” ngjitet sonte në Opera

Gjyla Halili