AKTUALE

Rezultatet e hulumtimit në Tuz, Ivan Ivanaj: Mesazhi është i qartë, Malësia zgjedh bashkimin, punën dhe zhvillimin

Ivan Ivanaj ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të opinionit publik, të realizuar në Komunën e Tuzit gjatë periudhës 24 qershor – 8 korrik, në një mostër prej 811 të anketuarish.

Sipas të dhënave të prezantuara, Forumi Shqiptar është forca politike me mbështetjen më të madhe të qytetarëve. Hulumtimi tregon se, nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin këtë të diel, Forumi Shqiptar do të siguronte shumicën absolute në Kuvendin e Komunës së Tuzit.

Duke komentuar rezultatet, Ivanaj theksoi se ato përbëjnë një tregues të besimit që qytetarët kanë ndaj punës dhe angazhimit të Forumit Shqiptar.

“Mesazhi është i qartë: Malësia zgjedh bashkimin, punën dhe zhvillimin,” u shpreh Ivanaj.

Ja postimi plotë:
Të nderuar qytetarë,

Po ju prezantoj rezultatet e hulumtimit të opinionit publik, të realizuar në Komunën e Tuzit gjatë periudhës 24 qershor – 8 korrik, në një mostër prej 811 të anketuarish.
Sipas këtij hulumtimi, Forumi Shqiptar është bindshëm forca politike me mbështetjen më të madhe të qytetarëve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Forumi Shqiptar do të siguronte shumicën absolute në Kuvendin e Komunës së Tuzit.
Mesazhi është i qartë: Malësia zgjedh bashkimin, punën dhe zhvillimin.

Banner

Related posts

Harxhi: Rama nuk është më kryeministër aktiv, qeverisemi nga WhatsApp-i dhe nga policia

Gjyla Halili

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Gjyla Halili

Fronti Europian dërgoi kërkesë zyrtare tek Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan

Gjyla Halili