AKTUALE

Uniformat policore, Rina Ajdari: Shqiptarët s’kanë nevojë për përfaqësues që heshtin përballë padrejtësive

Banner

Deputetja nga radhët e BDI-së, Rina Ajdari, ka reaguar ashpër pas njoftimeve se uniformat e reja të policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, pa përfshirë gjuhën shqipe, ndonëse ligji e parasheh qartë përdorimin e saj në institucionet shtetërore ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë.

Në një postim të publikuar sot, Ajdari akuzon drejtpërdrejt përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë aktuale – të përbërë nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN – se nuk po e përmbushin misionin e përfaqësimit, por po i nënshtrohen vendimeve diskriminuese, duke “shitur zërin e shqiptarëve për privilegje personale, tenderë dhe poste”. Ajo thotë se në vend të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve që i kanë zgjedhur, këta përfaqësues heshtin, tundin kokën dhe i drejtohen palës tjetër me “si të thoni ju, zotëri”.

Nuk kemi nevojë për individë që palës tjetër i drejtohen me: ‘si të thoni ju, zotëri’; që tundin kokën për çdo vendim të qeverisë, por për njerëz që mbrojnë interesin e qytetarëve që i kanë zgjedhur”, shkruan Ajdari në reagimin e saj.

Ajo e mbyll postimin me një mesazh thumbues për ata që ndihen të shqetësuar nga reagimet publike dhe kërkesat për llogaridhënie, duke shtuar:
“Mos po na shqetësohen që reagojmë, se janë të ndjeshëm kur ua përmendim dështimet dhe ju kërkojmë llogari.”

Ajdari ka shoqëruar postimin me hashtagët #vjendita dhe #tetorireferendum, duke lënë të kuptohet se pakënaqësia me qeverinë aktuale mund të pasqyrohet në mënyrë të qartë në referendumin që paralajmërohet për muajin tetor.

Banner

Related posts

Deputetja Ajdari në takim me ministren daneze për çështje Evropiane znj. Marie Bjer

Gjyla Halili

Aggeler uron Siljanovskën pasi do të bëhet presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Paga deri në 6.500€, Zvicra kërkon shtetas të huaj për 85,000 vende pune

Gjyla Halili