AKTUALE

Lladrovci përkujton heroin Asllan Fazliu: I pandalshëm në rrugën e vështirë të lirisë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin Asllan Fazliu, në 26 vjetorin e rënies heroike.

“Sot e gjithmonë, i shprehim nderim dhe kujtojmë përkushtimin atdhetar të heroit Asllan Fazliu i cili ishte i pandalshëm në rrugën e vështirë të lirisë”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim jetën dhe veprën e heroit, Asllan Fazliu, i cili deri në çastet e fundit të jetës i mbeti besnik idealit për çlirimin e Kosovës.

Sot e gjithmonë, i shprehim nderim dhe kujtojmë përkushtimin atdhetar të heroit Asllan Fazliu i cili ishte i pandalshëm në rrugën e vështirë të lirisë.

Kujtojmë guximin dhe vendosmërinë e Asllanit, për të vazhduar rrugën e çlirimit me çdo çmim.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Asllan Fazliu!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/18r4THoNGK/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Martohet William Walker, të ftuar edhe mysafirë nga Kosova- dalin fotografitë

Gjyla Halili

Dedivanaj: Epopeja e luftërave heroike në Malësinë e Madhe është thesar brilant për breza

admin

VMRO-DPMNE akuza ndaj Grubit dhe Kovaçevskit: Me flamur të BE-së përhapin krimin dhe vjedhin popullin

admin