Kryetari aktual i Prizrenit, si dhe kandidati për këtë komunë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, qenka “ankuar” për omniprezencën se kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në tubimet elektorale me qytetarë të kësaj ane në mbështetje të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi. Sipas tij “qytetarët po pyesin se a është në garë me Kurtin apo Abrashin?”
Sidoqoftë, një kritike e tillë është jo parimore sipas standardeve se si dikur ishte sjellur edhe vet Partia Demokratike e Kosovës, në raport me “Jerusalemin e saj politik”. Kryetari Totaj mbase ka harruar, apo ka qenë indiferent në atë kohë politikisht, por aktualisht në raport me Prizrenin nuk është duke u sjellur asgjë më ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, se sa kishte vepruar edhe ish-kryeministri Hashim Thaci.
Është normale që çdo lider politik që ka pretendime të ketë shtrirje nacionale, së bashku më Prishtinën, ta ketë si target kryesor edhe Prizrenin. I vetmi dallim mund të jetë se lideri i Vetëvendosjes, sot po tenton ta realizojë këtë pretendim nga pozita e kryeministrit në detyrë dhe deputetit, që sipas Gjykatës Supreme, është konflikt i hapur i interesit, gjë që nuk mund të thuhet se ka qenë rasti me ish-liderin e PDK-së. Por aq të rëndësishëm e konsideronte atëbotë fitoren në këtë qytet, Hashim Thaci, sa ishte përkujdesur ta ftonte për vizitë në vitin 2013, pak para zgjedhjeve lokale edhe Presidentin e Republikës Turke, Rexhep Erdogan.
Në këtë kontekst, Albin Kurti mund të kritikohet për shumë veprime të tjera politike, por sa i përket interesit të tij Prizrenin, nuk është duke bërë asgjë të jashtëzakonshme që e ka bërë edhe Hashim Thaci. Përkundrazi vetëm me pak.
Por është tjetër temë që strukturat drejtuese të PDK-së, sikur kryetrari i aktual i PDK-së, Memli Kraniqi me kamarrillën e tij politike është indiferent sot ndaj fitores së PDK-së në ”kryeqytetin historik të shqiptarëve”.
Madje edhe vetë kandidati Totaj e ka pranuar se që nga fillimi i fushatës, “Memli Krasniqi ka qenë në Prizren vetëm një herë” . Por i njëjti është parë tejet aktivi në Drenas. Dhe kjo nuk ka të bëjë për shkak të distancës me të largët gjeografike të Prizrenit në raport me Drenasin,m nga selia qendrore e PDK-së në Prishtinë. Por është shprehje e hapur e atij qëndrimi se kjo strukturë është me interesuar të luftojë kundër Ramiz Lladrovcit, e në mbështetje të Petrit Hajdarit, se sa kundër Vetëvendosjes në Prizren.
Dhe një kthese e tillë nuk është e rastësishme, por pasojë e identifikimit gjithnjë e më të madh të kryesisë qendrore, me mentalitetin politik të klanizmit dhe mendësinë “semi-feudale” politike. Ku solidariteti me grupet e mbyllura partiake duhet të jetë mbi interesat e partisë.