AKTUALE

Blerim Bexheti: Mbështetje e fuqishme për kandidatin Blerant Ramadani në Llokë dhe Llaskarcë

Banner

Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti Blerim Bexheti ka ndarë momente nga takimet e fundit të zhvilluara nga kandidati për kryetar komune nga AKI (Alternativa për Komunën Inovative), Blerant Ramadani, në fshatrat Llokë dhe Llaskarcë.

Në takimin me banorët e fshatit Llokë, Ramadani i shoqëruar nga shefi i shtabit komunal, Senehat Murtezani, diskutoi çështje të rëndësishme për komunitetin, përfshirë nevojën urgjente për një urë, një kërkesë e kahershme e banorëve të zonës. Deri në ndërtimin e një ure të mirëfilltë sipas Planit Gjeneral, u propozua nisja e një projekti për rrugë këmbësorësh. Gjithashtu, u theksua rëndësia e ndërtimit të një fushe moderne sportive, që do të shërbejë si hapësirë për të rinjtë dhe për aktivitete komunitare.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, kandidati Ramadani, së bashku me Murtezanin dhe ish-deputetin Arben Ziberi, realizuan një takim tjetër në fshatin Llaskarcë. Në një atmosferë entuziaste dhe mbështetëse, qytetarët shprehën besim dhe përkrahje për vizionin e tij për zhvillimin e komunës së Sarajit.

“Bashkë drejt fitores së madhe të 19 tetorit”, shkroi deputeti Blerim Bexheti, duke reflektuar mbështetjen e fortë për kandidatin Ramadani dhe ekipin e AKI-së.

Këto takime janë dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një Saraj më të zhvilluar dhe më funksional, me projekte konkrete që adresojnë nevojat reale të qytetarëve.

Banner

Related posts

Fermerët e Maqedonisë kërkojnë që shteti të blejë grurin që është tepricë

admin

Kuzeska: Skandal me nepotizëm në komunën e Ohrit

Gjyla Halili

Mushkolaj: Dikur e kishim SHBA-në, sot nuk kemi ku të ankohemi për dialogun në Bruksel

admin