AKTUALE

Ahmeti takon përfaqësuesit e OSCE-ODIHR: Zgjedhje fer demokratike dhe të lira

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në selinë e BDI-së në Tetovë, përfaqësuesit e OSCE-ODIHR-së të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani me të cilët diskutoi rreth rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë.

Ali Ahmeti

Sot prita në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani

Biseduam për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë. Maqedonia e Veriut ka ende hapësirë për të përmirësuar ambientin zgjedhor, për të garantuar barazi dhe drejtësi për të gjithë pjesëmarrësit.

Jam i bindur se diskursi politik duhet të mbështetet në argumente dhe vizion për të ardhmen e vendit, ndërsa përgjegjësia më e madhe për organizimin e procesit zgjedhor bie mbi pushtetin.

Ne si BDI do të vazhdojmë të japim shembullin tonë, duke mbrojtur standardet demokratike dhe perspektivën evropiane të vendit. 🇪🇺

Banner

Related posts

Ramiz Lladrovci: Vetëm burrështetasit që i përzgjedh historia ndryshojnë epoka

admin

Xhaka për herë të tretë në ekipin e xhiros në Bundesligë, përgatitet për derbin e zjarrtë

Gjyla Halili

113 gjoba në Shkup, 48 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili