AKTUALE

Jovanoviq: Qytetarët janë pro BE-së dhe NATO-s, askujt nuk i duhet ndikimi i një diktatori si Putini!

Unë mendoj se qytetarët tanë janë të vetëdijshëm se Rusia është një vend dehumanizues, autoritar dhe tiran. Jam thellësisht i bindur se qytetarët janë pro BE-së dhe NATO-s”, tha analisti Nenad Jovanoviç në emisionin “200” të AlsatM.

Ai shtoi se standardet më të larta të jetesës, cilësia më e mirë e jetës, liritë dhe të drejtat e njeriut mund të arrihen duke iu drejtuar Evropës, jo Rusisë.

“Shumica e qytetarëve e dinë se në cilën rrugë të shkojnë. Qytetari maqedonas nuk mund ta shohë përfitimin financiar në Rusi. Përfitimet financiare dhe arsimore, shëndetësore dhe teknologjike shihen nga të gjithë në Evropë. Askush nuk dëshiron të shkojë në Moskë”, tha Jovanoviç.
Ai shtoi se qytetarët duhet ta marrin vendimin në kokën e tyre, nëse duan të jetojnë në diktaturën e Putinit apo si gjithë bota normale dhe e zhvilluar.

Banner

Related posts

Tech News – BNZ flips switch on Apple Pay in New Zealand

admin

Vizita e Ambasadorit të Republikës së Koresë, z. Lee Seung-buhm, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb

Gjyla Halili

VLEN: Ata që hartonin plane kundër Kosovës po „shqetësohen“ për kolonat kufitare

Gjyla Halili