AKTUALE

Blerim Bexheti: Roli i “zëdhënësve të padronit” dëshmon nënshtrim politik – më 19 tetor vota shqiptare do të flasë vetë

Deputeti Blerim Bexheti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhitit dhe Adnan Azizit, të cilët, sipas tij, kanë dalë në publik me qëndrime të koordinuara me liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, për çështjen e zjarreve në komunën e Kisella Vodës.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bexheti i ka cilësuar Mexhitin dhe Azizin si “zëdhënës të vonuar” që ripërsërisin narrativat e opozitës maqedonase për të fajësuar BDI-në lidhur me zjarrvëniet e fundit.

“Ndoshta e kuptuan me vonesë se këto skenarë dhe manipulime të konsumuara, primitive e të tejkaluara nuk pinë më ujë – as te shqiptarët, e as te qytetarët që janë lodhur nga gënjeshtrat dhe lojërat politike,” shkruan Bexheti.

Deputeti i BDI-së thekson se bashkëpunimi i Mexhitit dhe Azizit me Mickoskin, në vend që të përfaqësojnë interesat shqiptare, është shenjë e nënshtrimit politik dhe shërbim i verbër ndaj axhendave të të tjerëve.

“Roli i ‘zëdhënësve të padronit’ në qeveri nuk është tjetër veçse dëshmi e nënshtrimit politik,” deklaron ai, duke shtuar se ky veprim do të motivojë shqiptarët që më 19 tetor, përmes votës së lirë, të japin përgjigjen e tyre.

“Vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe nuk i shërben padronëve, por vetëm vetë shqiptarëve,” përfundon Bexheti.

Ky reagim vjen në një kohë të tensionuar politike, ku akuzat për destabilizim dhe përpjekjet për përfitime politike nga ngjarjet e fundit janë bërë pjesë e fushatës zgjedhore që po afrohet.

Related posts

Osmani: Ditë historike, Marrëveshja e Ohrit po shndërrohet në lëvizje politike

Gjyla Halili

Kovaçevski: Të mos kthehet “regjimi” – Mickoski vazhdon retorikën kundër BDI-së!

Gjyla Halili

Taravari apo Osmani, Lloga flet se kë do të mbështes ASH e krahut të tyre?

Gjyla Halili