AKTUALE

Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë një takimi me qytetarët në Bukoviq, ka deklaruar se zgjedhjet e 19 tetorit janë një mundësi për qytetarët që të dërgojnë mesazh të qartë qeverisë aktuale.

“Më 19 tetor ju nuk votoni Blerantin, ju votoni për t’i treguar kësaj qeverie se nuk e ka mirë, dhe duhet të ketë ndryshim. Në momentin kur ne do të kemi rezultatin për listat e këshilltarëve, numri i votave në përgjithësi do të jetë 3 me 1”, u shpreh Ramadani.

Ai theksoi se synimi i tij është kthimi i dinjitetit për qytetarët e Sarajit dhe vetëdijesimi i institucioneve qendrore se, sipas tij, kanë bërë gabime të shumta.

“Bashkë për ta kthyer dinjitetin! Për t’i vetëdijesuar edhe këta vëllezërit tanë në qeveri se e kanë shumë gabim”, shtoi më tej ai.

Ramadani premtoi gjithashtu se brenda dy viteve të para të mandatit, nëse fiton zgjedhjet, do të zgjidhen problemet themelore në çdo vendbanim të komunës.

Banner

Related posts

MF: Mbështetje për ekonominë vendore dhe konkurrencë të ndershme në treg, Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin e TVSH-së

Gjyla Halili

Mexhiti takon përfaqësuesen e UNEP, në fokus iniciativat për mbrojtjen e mjedisit

Gjyla Halili

Agron Lulgjuraj:Malësia është çerdhja jonë që duhet ti dalim zot

admin