AKTUALE

Siljanovska: Mos i mbyllni sytë para krimit

Nëse i mbyllni sytë para krimit dhe korrupsionit, bëheni bashkëpunëtor, deklaroi kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova në tubimin në Veles. Ajo shtoi se kundërshtari i saj Stevo Pendarovski shpesh fotografohej në shoqërinë e kriminelëve. Ajo theksoi se është akuzuar rrejshëm nga Pendarovski se është kundër decentralizimit që nga viti 2004. Siljanovska shtoi se gjithmonë ka qenë për decentralizim, por është kundër, siç shtoi, organizimit territorial artificial dhe jo-natyror.
“Brenda natës, pa pëlqimin e qytetarëve, pa pëlqimin e pushtetit vendor, pa respektuar gati 33 referendume në nivel lokal për ruajtjen e statusit të komunave, është bërë inxhinieri demografike dhe zgjedhore. Zonat rurale iu shtuan artificialisht zonave urbane”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për presidente.

Banner

Related posts

Pashko Camaj në takim me Ekzekutivin e Qarkut Nassau, z. Bruce Blakeman, për forcimin e bashkëpunimit me komunitetin shqiptar

Gjyla Halili

Lajçaku e njofton nënsekretarin e OKB-së për zhvillimet në dialog

admin

Ende nuk ka para për subvencionimin e pagave për këtë vit

Gjyla Halili