AKTUALE

BDI: A po bëhet Maqedonia “Republika e tretë serbe”?

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe alarmon opinionin publik se Maqedonia e Veriut po përballet me një ofensivë të hapur të projektit famëkeq të “Botës Serbe”. Ky projekt po manifestohet gjithnjë e më shpesh në mënyrë zyrtare, me praninë dhe, fatkeqësisht, me bekimin e përfaqësuesve shtetërorë të vendit tonë.

Pas festimeve në Manastir, ku delegacioni i lartë i Serbisë, bashkë me ministra dhe zyrtarë të Qeverisë sonë, nën petkun e “Frontit të Selanikut” kremtuan pushtimin serb të territoreve tona, më 7 shtator 2025 në Kajmakçalan dëgjuam edhe një deklaratë skandaloze të ministrit serb të Mbrojtjes, Bratislav Gashiç, i cili foli për “rrugën e lirisë” dhe “kthimin në atdhe” të ushtrisë serbe në tokën e Maqedonisë.

Pjesëmarrja e institucioneve tona në këto skenarë është jo vetëm provokim i rëndë historik dhe politik, por edhe përpjekje për të relativizuar sovranitetin e shtetit tonë, duke e paraqitur Maqedoninë e Veriut si “Republika e tretë serbe”. Kjo është e papranueshme. Është kërcënim direkt ndaj identitetit, stabilitetit shtetëror dhe orientimit euroatlantik të vendit.

BDI thekson qartë: projekti i “Botës Serbe” është armiqësor për Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja e Ohrit, kohezioni multietnik dhe rruga jonë e pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian janë garancia jonë e vetme për një të ardhme të sigurt. Çdo tentativë për t’i minuar këto vlera do të hasë në kundërshtimin tonë të vendosur, pa kompromis.

Maqedonia e Veriut nuk është, dhe kurrë nuk do të bëhet “Republika e tretë serbe”!

Banner

Related posts

Ligji i medieve në Kuvend, Çadikovski propozon zbutjen e kushteve për portalet

Gjyla Halili

Lladrovci fton qytetarët që kanë material arkivor të krimeve serbe t’i dorëzojnë në Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë

Gjyla Halili

Lëvizja BESA mban kuvendin e degës në Saraj, konsolidon kryesinë e degës

Gjyla Halili