AKTUALE

“Kirilit dhe Metodit” 29 projekte, UT-së vetëm 1, FNA pyet: A i diskriminon MASH-i universitetet shqiptare?

Forumi për Ndryshim Arsimor informoi për projektet-hulumtuese që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zgjedhur të i financojë. Prej gjithsej 40 projekteve, nga FNA thonë se 29 i janë ndarë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” ndërsa prej 3 universiteteve shqiptare, vetëm 1 projekt i është ndarë Universitetit të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Gjithashtu, kërkojmë që edhe vetë universitetet që funksionojnë në gjuhën shqipe si: Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore të reagojnë publikisht nëse projektet e tyre nuk janë pranuar apo, në të kundërtën, bëhet fjalë për paaftësi nga ana e tyre për të shkruar dhe aplikuar me projekte në MASh”, thonë nga FNA.

FNA publikisht pyet MASh-in: 29 nga 40 hulumtime që MASh-i do të financojë shkojnë te Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërsa nga 3 universitetet që funksionojnë në gjuhën shqipe, vetëm 1 projekt i është ndarë Universitetit të Tetovës. Shumë pak projekte kanë marrë edhe universitetet tjera publike. FNA-ja ngre pyetje publike: a është kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve të universiteteve për të aplikuar, apo për diskriminim institucional në shpërndarjen e fondeve publike?

Kujtojmë se nga Forumi për Ndryshime në Arsim së fundmi kritikoi masën e ndarjes së laptopëve për studentët në kohë zgjedhjes. Sipas tyre, kjo masë e Qeverisë ngjason në një politikë populiste sepse procedurat për zbatimin e saj nisin në periudhën e fushatës së zgjedhjeve lokale, dhe se është politikë shkurtpamëse sepse me 250 euro, laptopët që mund të blihen apo mjetet tjera elektronike janë me performanca shumë të dobët.

Related posts

Sela: S’kam bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e Kurtit

Gjyla Halili

Mexhiti: Pensionet u rriten me 5.000 denarë brenda 9 muajve!

Gjyla Halili

Djersitja e duarve dhe këmbëve, kurat natyrale për eliminimin e këtij sikleti

admin