AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM DR. MUNEER M. ALSHATER NGA UNIVERSITETI I JORDANISË

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetahu, i shoqëruar nga Drejtori i Agjensionit për Hallall Standard pranë BFI-së, z. Driton Dikena, priti në kabinetin e tij ndihmës-dekanin e Fakultetit të Sheriatit pranë Universitetit të Jordanisë, njëkohësisht ligjërues në Departamentin e financave islame në të njëjtin Universitet, Dr. Muneer M. Alshater, i cili shoqërohej nga z. Fuat Shabani.

Reisul Ulema, pasi u uroi mirëseardhjen mysafirëve, i informoi ata për aktivitetet e BFI-së, duke theksuar veçanërisht rëndësinë që ky institucion i kushton dijes dhe shkencës. Ai nënvizoi se fokusi më i madh i BFI-së është drejtuar drejt Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame, si dy shtylla të pazëvendësueshme të edukimit fetar e arsimor në vend.

Reisul Ulema në fjalën e tij gjithashtu theksoi se BFI-ja udhëhiqet nga dy parime themelore: morali fetar dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i BFI-së. Ai tha se këto dy shtylla janë garanci që institucionet e Bashkësisë Fetare Islame të ruajnë identitetin dhe misionin shpirtëror, por njëkohësisht të kontribojnë në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Ai nënvizoi se menaxhimi i kujdesshëm i mbi 700 xhamive, 5 (pesë) Medreseve, Fakultetit të Shkencave dhe institucioneve të tjera fetaro-arsimore është dëshmi e përkushtimit të përditshëm të BFI-së për forcimin e jetës fetare dhe edukimin e brezave të rinj me dije dhe vlera islame.

Nga ana e tij, Dr. Muneer M. Alshater u shpreh thellësisht i impresionuar nga puna kolosale e BFI-së, duke e vlerësuar këtë institucion si një model frymëzues në rajon për mënyrën se si ka arritur të balancojë traditën islame me sfidat moderne të shoqërisë.

Ai ndau përvojën e tij akademike e kërkimore në Universitetin e Jordanisë, duke theksuar se institucionet islame sot duhet të shërbejnë si ura lidhëse mes dijes tradicionale dhe risive shkencore. Në këtë kontekst, ai foli për aktivitetet e tij në institucionet ndërkombëtare në fushën e financave islame, makro-financave dhe teknologjisë financiare (FinTech), fusha këto që sot po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në botën islame.

Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit institucional, me fokus të veçantë në organizimin e konferencave ndërkombëtare dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta shkencore, sidomos në fushën e ekonomisë dhe financave hallall, duke e parë këtë si një nevojë strategjike për të ardhmen.

Ky takim dëshmoi edhe një herë se Bashkësia Fetare Islame është e hapur ndaj botës akademike ndërkombëtare dhe se ajo synon ta përforcojë rolin e saj si një urë që lidh traditën fetare me shkencën bashkëkohore, duke e bërë Islamin një faktor aktiv të zhvillimit të shoqërisë moderne.

Related posts

Si ndikojnë arrat dhe bajamet për tensionin dhe organizmin, ja çfarë duhet të dini

Gjyla Halili

Kurti viziton BIK-un për festën e Kurban Bajramit, gjatë ditës pritet t’i takojë edhe policët e liruar

admin

Deputeti Bexheti godet VLEN-in: Çdo ditë po e hani turpin me bukë!

Gjyla Halili