AKTUALE

Bekteshi i përgjigjet Mexhitit: Tradhti kombëtare nëse e përkrahni VMRO-në në raundin e dytë në Kërçovë!

“Partnerët në qeveri do të mbështeten sipas nevojës, mirëpo me lista do të dalin të veçanta për këshilltarë, ndërsa kandidatët në raundin e dytë do të përkrahen, kush ku ka nevojë”, kështu deklaroi i pari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, deklaratë për të cilën shprehi shqetësim Kreshnik Bekteshi nga BDI. Bekteshi tha se në Kërçovë ka edhe garë etnike dhe në rast se VLEN do ta përkrahë VMRO-në në raundin e dytë, sipas Bekteshit, është tradhti kombëtare.

“Çështja e Kërçovës është e veçantë, ku ka edhe garë etnike. Kryesisht garën e bëjnë dy partitë me të fuqishme në kuadër të Komunës së Kërçovës, ajo është Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE dhe më shqetëson edhe deklarata e z.Mexhitit, sot gjatë ditës, që ka thënë se do të përkrahin partnerët e koalicionit në raundin e dytë, aty ku do të ketë nevojë. Nëse i bije kjo se do të përkrahin VMRO-DPMNE-në në raundin e dytë, nëse ka raund të dytë në kuadër të Kërçovës, kjo do të ishte edhe në nivelin e tradhtisë kombëtare, për shkak se në Kërçovë, me mijëra bashkëkombës tanë udhëtojnë brenda ditës për të ardhur të votojnë, që Kërçova të frymojë shqip”, tha Bekteshi në Daily Click.

Banner

Related posts

“Transporti për studentët, falas”, Meta thirrje shqiptarëve: Mos bini pre e përpjekjeve të Rilindjes! Duan të krijojnë pasiguri që të mos votoni më 14 maj

admin

Mexhiti: Po harmonizohemi me direktivat e reja të BE-së për kontrollin e ndotjes industriale

Gjyla Halili

Besa Ismaili Ahmeti: Le t’a provojmë Albin Kurtin si ministër, meqë si kryeministër nuk mundi, nuk deshti, nuk diti

Gjyla Halili