AKTUALE

Faton Ahmeti me Ali Ahmetin rrugës për në Prishtinë: “Sot, jemi të gjithë UÇK!”

Sekretari gjeneral i BDI-së, z. Faton Ahmeti, ka publikuar sot në profilin e tij në Facebook një fotografi së bashku me liderin historik të shqiptarëve, Ali Ahmeti, gjatë udhëtimit të tyre drejt Prishtinës, ku po mbahet protesta në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në postimin e tij, Ahmeti shkruan:

“Me themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, rrugës për në Prishtinë. Sot nuk ka kufij mes nesh. Sot jemi një, në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë.

Liria nuk gjykohet. Liria mbrohet.

Dhe sot, jemi të gjithë UÇK!”

Ky mesazh vjen si shprehje e unitetit dhe mbështetjes së pakushtëzuar për ata që sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve, ndërsa protesta e sotme në Prishtinë po shndërrohet në një simbol të fuqishëm të solidaritetit mbarëkombëtar.

Banner

Related posts

Ja kush emërohet kryeshef në vendkalimin kufitar Bllacë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Gjyla Halili

Reisul Ulema merr pjesë në iftarin tradicional të organizuar në Medresenë Isa Beu

Gjyla Halili