AKTUALE

VMRO-DPMNE: Kocevski është mburoja politike e LSDM-së dhe BDI-së – drejtësia është peng i tij

Mosvotimi i interpelancës në Kuvend tregoi qartë se LSDM e sheh Kocevskin si mbrojtës nga përgjegjësia penale për funksionarët e saj,” thuhet në reagimin e partisë.

Sipas tyre, në zyrën e Kocevskit nuk sundon drejtësia, por një listë për mbrojtjen e figurave të afërta me pushtetin. Dyshimet për korrupsion nuk hetohen, lëndët nuk hapen, ose bllokohen në labirintet e prokurorisë.

VMRO-DPMNE thekson se Kocevski nuk ka as ndershmëri morale e as përgjegjësi profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse ka më pak se 2% besim nga qytetarët dhe ndaj tij është votuar interpelancë në Kuvend.

“Kocevski po mban drejtësinë peng për interesa të LSDM-së dhe BDI-së. Ai ruan lëndët që lidhen me funksionarë të afërt me Filipçen, Zaevin dhe të tjerë, duke i mbrojtur nga ndjekja penale. Prokuroria është kthyer në strehë politike, jo në institucion të drejtësisë,” përfundon deklarata.(INA)

Banner

Related posts

Harxhi: Rama nuk është më kryeministër aktiv, qeverisemi nga WhatsApp-i dhe nga policia

Gjyla Halili

Mexhiti: Fryma e NDRYSHIMIT filloi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe do të kurorëzohet në RMV!

Gjyla Halili

Hovenier: Menaxhimi i veriut është i ndjeshëm, prandaj duam koordinim

admin