AKTUALE

Çarshia e epërme mirëpret Bajram Rexhepin

Banner

Kandidati për Kryetar në Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi në vazhdën e takimeve me qytetarë të Tetovës, për të ndëgjuar nga afër nevojat dhe hallet që preokupojnë qytetarët në çdo vendbanim sonte ka qëndruar në Çarshinë e Epërme.

Në këtë takim është diskutuar për problemet e përditshme me të cilat përballohen qytetarët si infrastruktura, kanalizimi, mungesa e vend parkimeve, – ka shkruar Rexhepi.

“Jemi të bindur se Çarshia e Epërme meriton të kthejë shkëlqimin e vet autentik duke i ofruar një perspektive zhvillimore për vetë lagjen dhe qytetin”- theksoi ndër të tjera Bajram Rexhepi.

Ja postimi plotë:

📍Sonte vizituam Çarshinë e Epërme, një nga lagjet më të vjetra dhe më emblematike të Tetovës, aty ku jetuan e vepruan shumë veprimtarë dhe figura të shquara të Tetovës.

Me qytetarët e kësaj mëhalle krijuese dhe artizanal, bashkëbiseduam për problemet e përditshme: infrastrukturën, kanalizimin, mungesën e vend parkimit. Kërkesa këto, shumë me vend dhe modeste.

Jemi të bindur se Çarshia e Epërme meriton të kthejë shkëlqimin e vet autentik duke i ofruar një perspektive zhvillimore për vetë lagjen dhe qytetin. Dhe këtë do ta bëjmë përmes zgjidhjeve konkrete në programin tonë zhvillimor #PërTetovënERe. ✅

Banner

Related posts

Delegacion i Bashkësisë Fetare Islame vizitë punë në SMIIC të Turkiyes

Gjyla Halili

Zelensky në Tiranë/ Snajperistët në gatishmëri nga tarracat e ndërtesave

Gjyla Halili

Faton Ahmeti në iftarë të përbashkët me Këshillat vendorë “Reçicë e Vogël 1” dhe KV “Reçicë e Vogël 2”.

Gjyla Halili