AKTUALE

Faton Ahmeti: Veting për ata që e kthyen shtetin në plaçkë për përfitime personale

Në kuadër të evidentimit të degradimit të skajshëm të gjendjes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka goditur fuqishëm përgjegjësinë e shumicës në pakicë, si bashkëfajtore për gjendjen e shqiptarëve në aspektin shëndetësor.

Revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e akumuluar ndër vite, por ajo që ndodh sot është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i tij në fb:

Ata që sot bëjnë moral, janë po ata që shitën monopolin dhe çdo pronë publike që mund të shitej, që shitën interesat shqiptare për karrige dhe favore nga padronët e tyre në qeveri.
VREDI nuk përfaqëson shqiptarët – ai është vetëm një vegël e pushtetit që i nëpërkëmb ata.
Revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e akumuluar ndër vite, por ajo që ndodh sot është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë. Të sëmurët tanë janë lënë rrugëve, ndërkohë që VLEN-i hesht si palë bashkëfajtore.
Në kohën kur BDI menaxhonte Fondin, institucionet frymonin shqip dhe i shërbenin çdo qytetari me dinjitet. Sot, nuk ka më as zë, as zëmër – vetëm shërbim ndaj padronëve.
BDI kërkon veting të thellë dhe të paanshëm për të gjithë – që të shkulen me rrënjë ata që e kthyen shtetin në plaçkë për përfitime personale.

Related posts

Regjim i posaçëm i trafikut për shkak të garës së atletikës natën

Gjyla Halili

Bdi dega Kërçovë takim të përbashkët me Kv Llapkindoll

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Njëjtë si Zvicra, edhe Mali i Zi do t’i pranojë pasaportat me emrin e vjetër të shtetit

Gjyla Halili