AKTUALE

Florim Useini: Turneu Tradicional Kërçovar mblodhi tre ambasadat 🇦🇱🇽🇰🇲🇰

Sot, që nga orët e para të mëngjesit, pata kënaqësinë dhe nderin të jem pjesë e një aktiviteti tradicional që ruan jo vetëm dashurinë për sportin, por edhe lidhjet e shpirtit me rrënjët tona.

Së bashku me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Bernë, z. Rexhep Demiri, sekretari i dytë i Ambasadës së Kosovës z. Gjenis Haxhimehmeti, Shefin e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, Sekretarin e Parë të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë z. Valon Gashi dhe Drejtori për Diasporën i RKS Elis Badalli, morëm pjesë në Turneun Tradicional të Futbollit, organizuar nga Shoqata Kulturore “Kërçova – Zvicër”, në Derendingen, nën udhëheqjen e kryetarit Resul Mehmedi.

Ky turne nuk ishte vetëm një garë sportive – ishte një takim që mblodhi të tre diplomatët shqiptar , një festë shqiptarie, një përqafim i shpirtit komunitar.

Takuam shumë dashamirë të sportit, njëkohësisht edhe ekipin nga komuna e Kërçovës me kryetar z. Fatmir Dehari, takuam edhe shumë bashkëvendas, aktivistë, afaristë, miq dhe personalitete të cilët i vlerësoj për kontributin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe identitetit tonë kombëtar.

Të jesh në mesin e vendasve, me tingujt e shqipes, me mallin e vendlindjes që e ndan në sy e në buzëqeshje – ndihesh si në shtëpi.
Sepse aty ku janë njerëzit e tu, aty është Shqipëria e zemrës.

Related posts

Shaqiri: Aktivistët e të gjitha partive të bashkuar në Strugë, demantuan ata të cilët s’vlenë as të komentohen

Gjyla Halili

Afrim Gashi: Ai që qesh i fundit qesh më së ëmbli

Gjyla Halili

Kushtet e vështira atmosferike në Kosovë, apelohet për kujdes të shtuar gjatë ngasjes

Gjyla Halili