AKTUALE

Florim Useini: Kur kënga frymon dhe bashkon

Banner

Pas një dite të mbushur me angazhime për komunitetin, pata nderin ta mbyll mbrëmjen në një ambient ku fryma kombëtare, tingujt e çiftelive dhe zërat miqësorë ndërthureshin në një harmoni që vetëm zemra shqiptare mund ta kuptojë.

Në mesin e shumë personaliteteve të nderuar dhe miqve të shtrenjtë, pata kënaqësinë të ndaj emocione, biseda dhe këngë që qetësojnë shpirtin. Prania e tre përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të ndryshme ishte një dëshmi e gjallë se kultura jonë shqiptare është urë që na bashkon përtej kufijve shtetërorë, sepse ndonëse jemi të shpërndarë në tri shtete, jemi një komb, një gjuhë, një zemër.

Ndër të pranishmit ishte edhe kryetari i Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari, si dhe shumë aktivistë e dashamirës të kulturës sonë, të cilët me pasionin e tyre e bëjnë këtë rrugëtim të përbashkët edhe më të bukur, e në veçanti me shpirtin e tyre të gjallë e mbajnë të ndezur zjarrin e dashurisë për atdheun dhe kulturën.

Kjo mbrëmje në “Oda Kërçovare Zvicër” nuk ishte thjesht një takim – ishte një kujtim që mbetet në zemër.

Sepse aty ku ka art, ka jetë.
Aty ku ka bashkim, ka shpresë.
Dhe aty ku këndohet me zemër, flet kombi.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti: Rinia bën fuqi

Gjyla Halili

Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin

Gjyla Halili

Lajmërohet Arben Taravari, ja çka thotë

Gjyla Halili