AKTUALE

Ahmeti si ndahet Gostivarit – Të premten zgjidhet shefja e shtabit politik të Forumit të Gruas

Banner

Të shtunën, më 20 qershor 2025, me fillim nga ora 20:30, në ambientet e Sydney Terrace, do të mbahet një ngjarje politike e organizuar nga Forumi i Gruas së BDI-së në Gostivar, në kuadër të aktiviteteve zgjedhore.

Ngjarja do të karakterizohet me zgjedhjen e Shefes së Shtabit Politik të Forumit të Gruas, e cila pritet të prezantojë drejtimet kryesore të angazhimit të grave si dhe rolin e tyre kyç në përfaqësimin politik dhe institucional.

Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti, i cili do të mbajë një fjalim para të pranishmëve, me fokus në rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje dhe në mbështetjen për programin politik të partisë në prag të zgjedhjeve të tetorit.

Ngjarja pritet të mbledhë struktura organizative, aktiviste dhe përkrahëse nga rajoni dhe më gjerë, duke e kthyer këtë takim në një demonstrim të fuqishëm të mobilizimit dhe energjisë politike që sjellin gratë në skenën politike.

Banner

Related posts

Taravari: Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin, nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të

Gjyla Halili

Meta shkon në zyrën e Berishës, takimi pas humbjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë

admin

Flakron Bexheti jep dorëheqje nga posti i Zëvendësministrit të Bujqësisë

Gjyla Halili