AKTUALE

Përmbyllja e vitit mësimor 2024/2025/ Dehari: Jashtëzakonisht krenar me aritjet e shkollave tona

Banner

Sot, së bashku me drejtorët e shkollave dhe në prani të Sektorit për Arsim të komunës sonë, zhvilluam një takim për të reflektuar mbi rrjedhën e këtij viti shkollor dhe për të ndarë vlerësimet mbi arritjet e përbashkëta.

Viti mësimor 2024/2025 u vlerësua si një vit i suksesshëm, me rezultate të shkëlqyera në:

Aktivitetet mësimore brenda shkollës,

Gara komunale, rajonale dhe republikane,

Aktivitetet jashtëmësimore: kulturore, sportive dhe artistike,

Ekskursione dhe piknikë shkollorë.

Bashkëpunim i ngushtë dhe frytdhënës!

Jam jashtëzakonisht krenar për arritjet e shkollave tona, por edhe për bashkëpunimin shembullor që është dëshmuar si mes vetë shkollave, ashtu edhe me komunën – si themeluese e tyre.

Nismë për fëmijët nga diaspora!

Vlen të theksohet edhe vendimi i shkollës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, i mbështetur nga shkollat tjera, për hapjen e shkollës verore për fëmijët nga diaspora (mosha 6–10 vjeç), si dhe për të gjithë fëmijët e interesuar.
Ky është një hap domethënës që dëshmon përkushtimin dhe seriozitetin tonë në shërbim të fëmijëve kudo që janë.

Të dashur nxënës,
Ju uroj pushime të këndshme, plot lojë, kreativitet dhe momente të paharruara. Uroj që viti i ardhshëm t’ju gjejë edhe më të shëndetshëm, më të përgatitur dhe me suksese të reja.

Një falënderim i veçantë për prindërit, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të pakursyer gjatë gjithë vitit!

Këto janë shkollat tona.
Kjo është komuna jonë.
Këta jemi ne!

Banner

Related posts

Ferhat Dinosha nga Trieshi:Jam përkrah atij që ka dëshmuar se din të prijë dhe din të zhvilloj

admin

Raportime të reja për bomba në 18 shkolla të Shkupit

admin

VLEN: BDI-ja e Grubit dhe Merkos personazhet e listave të zeza mund ta informojnë vetëm Kremlinin

Gjyla Halili