AKTUALE

BDI Gostivar mban Kuvendin e Degës më 18 korrik, i pranishëm edhe Ali Ahmeti

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ka përmbyllur me sukses procesin organizativ të zgjedhjes së kryetarëve dhe kryesive në të gjitha 40 nëndegët e saj, duke konsoliduar strukturat e partisë në prag të aktiviteteve të radhës.

Pas përfundimit të këtij procesi, Dega e BDI-së në Gostivar do të mbajë Kuvendin e Degës, i cili do të zhvillohet të shtunën, më 18 korrik 2026, me fillim në ora 19:00, në restorantin “New Albis” në Gostivar.

Në punimet e Kuvendit do të marrë pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Nga Dega e BDI-së në Gostivar u bëhet thirrje të gjithë bashkëpartiakëve, aktivistëve, simpatizantëve dhe votuesve që të jenë pjesë e këtij kuvendi, i cili konsiderohet një ngjarje e rëndësishme për organizimin dhe koordinimin e veprimtarisë së mëtejshme politike.

Një ftesë e veçantë u është drejtuar edhe mërgimtarëve nga Gostivari, të cilët gjatë kësaj periudhe ndodhen në vendlindje, me vlerësimin se prania e tyre përbën një kontribut të rëndësishëm për forcimin e unitetit dhe lidhjes me organizatën.

“Dega e BDI-së në Gostivar mbetet e përkushtuar në forcimin e organizimit të brendshëm dhe në vazhdimin e angazhimit politik në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e degës.

Banner

Related posts

Destani në takimin ekonomik Të Preshevës:Duhen mbështetur Sipërmarrjet në Luginë

admin

Arbër Ademi: BDI në “Boris Trajkovski” do ta mbajë konventën për parlamentaret, për presidencialet në Kala – salla është më e vogël

Gjyla Halili

100 gjoba në Shkup, 23 vozitës pa patentë shoferi

Gjyla Halili