AKTUALE

Të premten nis vjeshta meteorologjike

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të premten e 1 shtatorit nis stina e vjeshtës meteorologjike.

Besim Aliu nga ky institucion ka njoftuar se nuk parashikohen ndryshime të mëdha në elementet dhe dukuritë meteorologjike.

Sipas tij, ato parashihen të jenë pothuajse konstante për një periudhë dekadëshe me ditën e sotme (31.08.2023).

“Kjo verë e cila po numëron edhe 23 ditë ishte shumë e nxehtë, me shumë ditë me temperatura rekorde, me periudha të gjata kohore, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e amplitudave termike mujore”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Zyrtari i IHMK-së ka shtuar se Kosova nuk qëndron keq me reshje mesatare, derisa ka theksuar “se po vërehen disa anomali në shtrirjen e tyre në aspektin hapësinor”. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Fatmir Izairi: Dështimin nuk ka se si e arsyetojnë me mua, sepse pa Zhelinën e Pallaticën nga ku unë i kam rrënjët , humbja do të ishte edhe më e thellë me mbi 1000 vota

Gjyla Halili

“Më afër qytetarëve”, Ramadani hap faqen personale për të dëgjuar kërkesat e banorëve të Sarajit

Gjyla Halili

Blerant Ramadani në Radushë: Kërkoj ide që nesër t’i kthej në vepra

Gjyla Halili

Leave a Comment