AKTUALE

Faton Ahmeti: Në një qytet me shumicë shqiptare, vendimmarrja diskriminuese nuk ka as arsyetim, as të ardhme

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar avansimin e 12 maqedonasve në Tetovë duke theksuar se kjo nuk është rastësi po një padrejtësi sistematike ndaj shqiptarëve. Ahmeti më tej shton se “Në një qytet me shumicë shqiptare, vendimmarrja diskriminuese nuk ka as arsyetim, as të ardhme”.

Në avancimet e fundit në SPB Tetovë, 12 maqedonas, 1 shqiptar. Kjo sigurisht që nuk është rastësi, por një padrejtësi sistematike ndaj shqiptarëve.
Në një qytet me shumicë shqiptare, vendimmarrja diskriminuese nuk ka as arsyetim, as të ardhme.
Barazia, transparenca, llogaridhënia dhe përfaqësimi i barabartë nuk është kërkesë, por e drejtë!
#MjaftMë me vendime që përçajnë qytetarët dhe përbuzin dinjitetin tonë si komb.

Banner

Related posts

Vd’es foshnja tetë ditëshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Gjyla Halili

Mexhiti: Nëse ka nevojë do të reagojë Qeveria, por riparimi i defektit me ujin në Shkup është përgjegjësi e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”

Gjyla Halili

Mickoski tha se ju duhen ide kreative, BDI: Si në vitin 2001, edhe tani askush nuk dëgjon ankesat e shqiptarëve

Gjyla Halili