AKTUALE

Fondacioni “Hasan Prishtina”: Rexhep Gali Balidemaj figurë e gjallë e rezistencës kombëtare

Banner

Na paska lënë ;
Rexhep Gali Balidemaj

Në emrin tim personal dhe të Fondacionit “Hasan Prishtina”, me dhimbje të thellë kujtoj veprën dhe jetën e të ndjerit Rexhep Gali Balidemaj, i cili u nda nga jeta më 8 qershor 2025, në moshën 102-vjeçare.

Rexhep Gali Balidemaj (19 dhjetor 1922 – 8 qershor 2025) ishte një figurë e gjallë e rezistencës kombëtare, simbol i përkushtimit dhe i dinjitetit shqiptar, që përballoi me guxim kazamatet e Goli Otok-ut dhe sfidoi makinerinë barbare serbe në mbrojtje të çështjes kombëtare dhe të lirisë së shqiptarëve.

Ai mishëronte vlerat më të çmuara të kombit tonë – trimërinë, urtësinë dhe qëndresën – dhe gjatë gjithë jetës së tij, qëndroi krah për krah me historinë dhe kujtesën tonë kolektive. I nderuar me mirënjohje të lartë nga Fondacioni “Hasan Prishtina”, ai do të kujtohet si një pasuri e rrallë kombëtare dhe si një shembull i denjë për brezat që vijnë.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Balidemaj, të afërmve, miqve dhe mbarë shqiptarëve të Plavës e Gucisë për këtë humbje të madhe.

Lavdi jetës dhe veprës së Rexhep Gali Balidemaj!

Me respekt dhe dhimbje,
Mehmet Prishtina
Drejtor i Fondacionit “Hasan Prishtina”

Banner

Related posts

ASH: Ironizimi me tragjedinë e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, provokim i rëndë që duhet të ndëshkohet

Gjyla Halili

Osmani në takim me shoqatat ekologjike

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili