AKTUALE

ASH: Pozita e zëvendësministrit e zbrazët – shqiptarët të lënë pas dore në Mbrojtje

Me daljen e Aleancës për Shqiptarët nga qeveria dhe braktisjen e koalicionit VLEN, vendi i zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes mbetet vakant. Edhe pas katër muajsh, në këtë ministri vazhdon diskriminimi i thellë ndaj shqiptarëve, ndërsa askush nuk po i mbron interesat e tyre.

“VLEN nuk ka arritur të plotësojë vendin që i takonte Aleancës për Shqiptarët, kurse ministri i VMR-DPMNE-së po ndjek një agjendë antishqiptare, duke e zhveshur institucionin e sigurisë nga elementi shqiptar. Gjatë kësaj periudhe, nga gjithsej 120 vendime për emërime në pozita të nënoficerëve, vetëm 14 janë dhënë për shqiptarë. Ky është një tregues i qartë se komuniteti shqiptar është i lënë pas dore dhe nuk ka kush ta mbrojë,” thonë nga Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit.

Ai shtoi: “Parashtrohet pyetja: a e humbi VLEN këtë pozicion dhe a do të emërohet së shpejti ndonjë kuadër maqedonas, si Petar Bogojevski, i cili i quan ushtarët e UÇK-së ‘banda terroriste’? Ku mbeti Arben Fetai, i cili dikur thirrej në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe që humbi dhjetëra pozicione në qeveri?”

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi dhe transparencë nga Qeveria dhe VLEN për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes. “Është e papranueshme që në digasterin e mbrojtjes të gjitha këto anomali, në një shtet që është anëtare e NATO-s,” thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

Banner

Related posts

Muamed Sejdini ftohet nga Aleksandar Ceferin ne Shtëpinë Evropiane të Futbollit në Nyon të Zvicrës

Gjyla Halili

Ardi Ismaili ju përgjigjet FAKE NEWS: “Nga një kafe e rastësishme deri te fabrikimi politik”

Gjyla Halili

Fjalimi i Kryetarit të Shoqatës ” Jehona e Malësisë” Agron Dedivanaj në promovimin madhështorë të “EPOS” në Miçigan

Gjyla Halili