AKTUALE

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili falenderon drejtorin e Qshp-së Shpend Ahmeti

I nderuar drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Tetovë z. Shpend Ahmeti

Në emër të Myftinisë së Tetovës, posaçërisht në emër të haxhilerëve që këtë vit ishin të përzgjedhur për të kryer një nga shtyllat më të rëndësishme të fesë islame — Haxhin, me këtë rast, dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin tuaj të çmuar dhe përkujdesjen profesionale të stafit tuaj gjatë procesit të vaksinimit të haxhilerëve nga Tetova.

Angazhimi i stafit tuaj dhe mbështetja juaj personale treguan jo vetëm përkushtim institucional, por edhe ndjeshmëri njerëzore ndaj një detyre me rëndësi shpirtërore të veçantë për secilin haxhi.

Lutemi që Zoti t’ju shpërblejë me shëndet, sukses dhe mirësi në punën tuaj fisnike në shërbim të qytetarëve tonë.

Me respekt, Myftiu Dr. Hfz. Selver Xhemaili

Banner

Related posts

Arsyeja pse s’duhet ta vendosni shalqirin në frigorifer

admin

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Gjyla Halili

Vendimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, më 16 maj në ora 12:00

Gjyla Halili