AKTUALE

Lëvizja Besa për deklaratat e Taravarit: Derivati i Menduh Thaçit dëshiron të vazhdojë rrugën e mentorit të tij

Sekretari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të ASH-së, Arben Taravari, në “Summer Click” në TV21, i cili tha se fronit opozitar L.Besa, AAA dhe LD janë derivat i BDI-së. Demiri e ka quajtur Tarvarin “derivat të Menduh Thaçit”.

“Është interesant fakti që kohët e fundit si duket Taravari për ditë e më shumë po mbron BDI-në dhe Ali Ahmetin dhe po sulmon opozitën. Kjo nënkupton një gjë se derivati i Menduh Thaçit dëshiron të vazhdoj rrugën e mentorit të tij, të jetë patericë e BDI së, si në kohën kur ishte opozitë ashtu edhe tani.
Taravari me veprimet dhe deklaratat e tij është demaskuar totalisht, dhe është shëndruar në pinjoll të Ali Ahmetit”, tha Demiri.

Banner

Related posts

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Gjyla Halili

BDI: Akuzat e opozitës për krizë janë porosi ruse, BDI organizon zgjedhje të lira dhe demokratike

Gjyla Halili

Studeniçani me Bujar Osmanin!

Gjyla Halili

Leave a Comment