AKTUALE

Dauti: Një vit të tërë ishit Aleancë kundër Shqiptarëve

Fakt: Një vit të tërë ishit Aleancë kundër Shqiptarëve. Kur kundërshtonim veprimet e dëmshme të Qeverisë, ju ishit pararojat e tyre.
Për pasojë:
1. Larguat nga statistikat mërgatën – popullsinë jorezidente.
2. ⁠Larguat balancuesin dhe Ligjin për përfaqësim të drejtë nuk e sollët.
2. I pari ishte Ministri i Shëndetësisë që në Kuvend solli propozim-ligje vetëm në gjuhën maqedonase.
3. I larguat drejtorët ekonomikë, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë, sepse ashtu urdhëronte Programi i VMRO-së.
4. Stoilkoviçin në krye të institucioneve ju e votuat.
5. Ligjin për branitellat, edhe pse kishit premtuar publikisht se nuk do të ktheheshit në seancë, u kthyet. E kur ju thashë “shporuni” atyre që votuan shkarkimin për t’u solidarizuar me ta, u shporët edhe ju bashkë me ta.
6. Shkelët fjalën e dhënë për ndryshimet kushtetuese.
7. Kazinot jo vetëm që nuk i mbyllët, por ua ndërruat pronarët dhe i rregulluat edhe më mirë.

Dhe ja, edhe një fakt: Asnjëra nga këto nuk ishte e mjaftueshme për ju që të reflektonit – po të mos kishte ndodhur “parkingu”.

Dhe për fund, po, është e vërtetë që Aleanca për Shqiptarët luftohet nga të gjithë – sepse është e vërteta e të gjithëve.
Aleanca për Shqiptarët garën politike e sheh përmes matjes së rezultateve dhe arritjeve – e jo garë mes gabimesh servilesh politik.

Sepse Aleanca për Shqiptarët është më shumë se një emër – është qëndrim” – ka shkruar Ilire Dauti.

Related posts

Nënshkruhet marrëveshja për koalicion/ Partia e turqve i bashkëngjitet Frontit Europian

Gjyla Halili

AKI: Poverenikët e jashtëligjshëm nuk ju kryejnë punë, përgjigjen do ta merrni nga populli më 11 janar

Gjyla Halili

Mexhiti: Do të fillojë faza e dytë për ndërtimin e qarkores së Tetovës, do të ndërtohet qarkorja e Svillares! Do të zgjerohet rruga Kondovë-Radushë-Jegunoc

Gjyla Halili