AKTUALE

Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët

Banner

Deputeti Halil Snopçe ka reaguar me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Si matematicient që jam, para çdo konkluze politike, e kam shprehi paraprakisht ti konstatoj faktet. Fatkeqësisht, tek ne kemi mungesë së traditës së konstatimit të fakteve. Pa konstatimin e fakteve, asnjë konkluzë politike nuk ka bazë.
Derisa jemi te faktet, më lejoni të konstatoj dy fakte të pamohueshme:
1. Derisa Aleanca për Shqiptarët ishte opozitë, asnjëherë nuk u bë bashkimi i plotë i opozitës shqiptare për ta fituar BDI-në. Bile kemi parti që hyri në lista të përbashkëta me LSDM-në. Vetëm në momentin që Aleanca hyri në qeveri, u bashkua opozita e mbetur dhe u formua LEN.
2. Derisa Aleanca ishte pjesë e VLEN-it, nuk kishte asnjë tentativë për formimin e partisë VLEN, pavarsisht se kjo ishte marëveshja. Në momentin që Aleanca solli vendim të del vet me lista këshilltarësh, të tre partitë tjera, menjëherë të nesërmen sollën vendim për tu bashkuar në një parti.
Në matematikën logjike ekziston një rregull për sjelljen e konkluzave që quhet silogjizëm logjik. Qoftë nga fakti 1 (që është para formimit të VLENIT), qoftë nga fakti 2 (që është pas formimit të VLENIT), sipas rregullit të silogjizmit logjik, për të tre partitë e LENIT, nuk na qenka problemi BDI-ja, por problemi i tyre na qenka Aleanca për Shqiptarët. Secili që e njeh logjikën shumë lehtë mund të sjell përfundimin se halli i tyre nuk na qenka BDI-ja, por halli i tyre na qenka Aleanca.
A është koincidencë apo jo? Secili le të gjykon për veten e tij” ka shkruar Snopçe

Banner

Related posts

Lladrovci: Hallka e parë e zinxhirit jugosllav, pas 7 dekadave okupim, ra më 11 Mars 1981

Gjyla Halili

Kurti: Nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri

admin

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

Gjyla Halili