AKTUALE

Jim Xhema dhe delegacioni i Vatrës vizituan Shenjtëroren e Shën Nënë Terezës në Prishtinë

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, aktivisti i çështjes Shqiptare për shumë dekada, dhe humanisti Z. Jim (Xhim) Xhema, i shoqëruar nga Kryetari i Federatës Pan Shqiptare “Vatra” me seli në New York, Z. Elmi Berisha dhe aktivistë të tjerë, vizituan Shenjtëroren e Shën Nënë Terezës në Prishtinë. Ata u pritën nga Ipeshkvi i Kosovës, Mons. Dodë Gjergji me bashkëpunëtorë. Në këtë ditë të veçantë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, për të nderuar veprën dhe kontributin e tij të krijimit të Shtetit të Kosovës, pikëtakimi u bë para Shtatores së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ipeshkvi i uroi mysafirët e nderuar për 15-Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndërkaq bashkëbisedimi vazhdoi në lidhje me Katedralen kushtuar Shenjtëreshës sonë dhe rëndësinë e saj për besimtarët dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
Me këtë rast, Z. Xhema, pranë relikteve të Shën Nënë Terezës, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, ndezi një qiri për shpirtin e bashkëshortes së tij të ndjerë, Znj. Mrika Xhema. Pasi u luten së bashku për shpirtin e saj, në shenjë nderimi e falënderimi për vizitën, Ipeshkvi ynë, Mons. Doda, ju dhuroi nga një medalje të “Nënë Terezës”, Z. Xhim Xhema si dhe kryetarit të Federatës “Vatra”, z. Elmi Berisha.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti forcon lidhjet me Turqinë, a po e braktis komuniteti turk Ali Ahmetin?

Gjyla Halili

Mexhiti: Bashkë për barazi, progres dhe një të ardhme më të mirë!

Gjyla Halili

Hoti: Kosova asnjëherë më shumë nuk është kritikuar në Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan

admin

Leave a Comment