AKTUALE

Fatmir Dehari uron maturantët: Suksese dhe guxim në sfidat e radhës

Banner

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka uruar nga zemra maturantët dukse ju dëshiruar suksese dhe guxim në çdo hap në rrugëtime të reja.

“Festoni me zemër, çmalluni dhe shijoni këtë moment të veçantë me kujdes dhe përgjegjësi”- ka shkruar Dehari.
Ja postimi plotë:

Të dashur maturantë,

Nesër festoni një nga momentet më të rëndësishme të jetës tuaj, mbrëmjen e maturës.
Ky është jo vetëm një përmbyllje e një kapitulli, por edhe një fillim i ri drejt sfidave dhe mundësive të ardhshme.

Si kryetar i Komunës, ju uroj nga zemra shëndet, suksese dhe guxim në çdo hap që do të ndërmerrni në këtë rrugëtim të ri.

Uroj që ëndrrat tuaja të bëhen realitet dhe perspektiva juaj të jetë gjithmonë e ndritur, pavarësisht sfidave që mund të hasni.

Festoni me zemër, çmalluni dhe shijoni këtë moment të veçantë me kujdes dhe përgjegjësi.

Me respekt.

Banner

Related posts

Mbahet mbledhja e rregullt e Myftinisë së BFI Tetovë

Gjyla Halili

Deputeti i VV-së kërkon qasje në shpenzimet për rezervat shtetërore pas raportimeve se u kryen pagesat e nuk erdhi malli

admin

Opozita: Kësaj legjislature do t’i japim fund, vendin do ta dërgojmë në zgjedhje

admin