AKTUALE

Nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Liria” e vizituan Universitetin e Tetovës

Nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Liria” të udhëhequr nga arsimtarja, përkatësisht kujdestarja e tyre, Merale Beqiri, zhvilluan një vizitë të veçantë në Universitetin e Tetovës, ku patën rastin të njihen nga afër me jetën akademike dhe funksionimin e këtij institucioni të arsimit të lartë.
Në ambientet e Rektoratit, ata u mirëpritën nga Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kenan Ferati. Në një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme, u organizua një minikonferencë ku nxënësit u shndërruan në “gazetarë të vegjël”, duke bërë pyetje të ndryshme rreth rolit të profesorëve, mënyrës së funksionimit të universitetit dhe rëndësisë së studimeve të larta.
Prof. Dr. Kenan Ferati u përgjigj me dashamirësi dhe përkushtim, duke i inkurajuar fëmijët të vazhdojnë rrugën e dijes dhe të ëndërrojnë të ardhmen e tyre si studentë të universitetit.
Vizita u përmbyll me një shëtitje nëpër ambientet universitare, përfshirë sallat e ligjëratave dhe hapësirat e tjera studentore. Kjo përvojë u cilësua si jashtëzakonisht frymëzuese dhe i ndihmoi nxënësit të krijojnë një pasqyrë më të qartë mbi rëndësinë e arsimit të lartë për të ardhmen e tyre.

Banner

Related posts

Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

admin

Spiropali mbështet studentët: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

Gjyla Halili

“Është mall babe apo e ke fituar vetë”, Shaqiri: Nuk shoh figurë në BDI që mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin

Gjyla Halili