AKTUALE

Snopçe kundër ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale: Mërgata po përjashtohet padrejtësisht nga llogaritja e këshilltarëve

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka kërkuar të tërhiqet nga rendi i ditës në Kuvend propozim ligjit për Vetëqeverisjes Lokale, përmes të cilit në të ardhmen do mërgata përjashtohet nga numri i banorëve rezident dhe do të ulet numri i këshilltarëve në Këshillat komunale, kurse më të prekura pritet të jenë nga këto ndryshime, komunat me shumicë shqiptare.

Megjithatë, siç njofton deputeti Snopçe, propozimi i tij është refuzuar nga shumica parlamentare.

“Sot nga foltorja e Kuvendit kërkova të hiqet nga rendi i ditës propozim ligji për plotsim dhe ndryshim të ligjit për vetqeverisje lokale. Fatkeqësisht propozimi im u refuzua nga shumica parlamentare. Arsyeja e kërkesës konsiston në faktin që qeveria edhe pas tre muajve nuk është prononcuar në lidhje me kërkesën tonë për interpretimin autentik të pjesës që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të përgjithshëm të këshilltarëve në vetqeverisjet lokale. Si pasojë e një vendimi të qeverisë është ulur numri i këshilltarëve duke mos e marrë parasysh votuesit tanë nga mërgata”, sqaron Halil Sanopçe, deputet i ASH-së.

Në sqarimin e tij, Sopçe thekson se “Normalisht se kjo është e papranueshme dhe se mërgata jonë, me votën e saj ka impakt të drejpërdrejtë në përcaktimin e numrit të keshilltarëve dhe këtë fakt nuk mund të injorojmë”.

Por, shton ai, nëse nuk bëhet ky përmirsim, ne nuk do të përkrahim këtë ligj të propozuar për miratimin e të cilit kërkohet edhe votimi me badinter.

Banner

Related posts

Mickoski shuan dilemat, tregon nëse do të ketë rikonstruktim të qeverisë para zgjedhjeve lokale!

Gjyla Halili

VLEN pa ndikim real? Limani mbetet ministër dhe me një këshilltar, ndërsa ndryshimet mungojnë edhe në Kërçovë

Gjyla Halili

Georgievski: Bullgarët e kanë gjetur pikën tonë të dobët, do të na bullgarizojnë përmes Serbisë

Gjyla Halili