AKTUALE

BDI thellon bashkëpunimin me NDI-në Amerikane

Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Nacional Demokratik (NDI), duke forcuar partneritetin tonë me këtë institut të njohur ndërkombëtarisht për përkrahjen e proceseve demokratike dhe forcimin e institucioneve anembanë botës.

Ky bashkëpunim synon të thellojë shkëmbimin e praktikave të mira në fushat e transparencës, llogaridhënies, etikës dhe integritetit të partive politike. Po ashtu, ai përfshin mbështetjen për barazi gjinore, përfshirjen e të rinjve dhe rritjen e rrjetëzimit me partitë simotra ndërkombëtare.

Memorandumi gjithashtu përfshin angazhimin për avancimin e proceseve zgjedhore të lira dhe të drejta, si dhe respektimin e standardeve demokratike dhe kodit të sjelljes të administruar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

BDI do të kontribuojë në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta me NDI-në, përfshirë ndarjen e resurseve, mbështetjen logjistike dhe pjesëmarrjen aktive në çdo hap të këtij bashkëpunimi të rëndësishëm.

Banner

Related posts

BDI: Dita e Gjashtë nga legalizimi i fyerjes ndaj Shqiptarëve

Gjyla Halili

U shënua 16-vjetori i Shqipërisë në NATO dhe Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjes –uniteti, reflektimi dhe frymëzimi

Gjyla Halili

AlternAtivA: T’i mirëpresim mërgimtarët – Kreu

admin