AKTUALE

Këshilltari Disha: Legjitimiteti nuk fitohet me vasalitet

Këshilltari i BDI-së në komunën e Tetovës, Liridon Disha godet vasalitetin e Bilall Kasamit i cili e konsideron emërimin si legjitimitet.

Bilalli nuk e ka hallin e përfaqësimit të shqiptarëve, por të pushtetit, ka shkruar këshilltari Liridon Disha.

Postimi i tij i plotë në fb:

Sipas logjikës së Bilallit, s’ka lidhje sa deputetë ke, mjafton të jesh futur në Qeveri si vasal i dikujt dhe me automatizëm e fiton legjitimitetin.

Kjo, vëllezër e motra, dëshmon qartë se Bilalli nuk e ka hallin e përfaqësimit të shqiptarëve, por të pushtetit. Nuk e çan fortë kokën se ata Ministra e Zëvendësministra nuk kanë asnjë fuqi politike në ekzekutiv. E rëndësishme për të është të ngelet në këtë pozicion sa më gjatë edhe me kushtin që shqiptarët t’i humbin të gjitha të arriturat 20 vjeçare.

Çdo premtim (anëtarësimin në BE, ‘përpilimin’ e ligjit të ri për gjuhën e për përfaqësimin e drejtë etj etj etj…) e ka lënë në harresë dhe nuk i përmend më. Për komunën e Tetovës mos flasim sepse aty do flasin vetë qytetarët në Tetor.

E rëndësishme për të është të jetë pjesë e Qeverisë me çdo kusht dhe pa asnjë kusht!

#MbajeniVitin
#VajnDita

Banner

Related posts

Kurti për mediat italiane: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë

Gjyla Halili

Shënohet Dita botërore e Shëndetësisë nën moton “Shëndeti im, e drejta ime”

Gjyla Halili

Ambasadori Meidani me mesazh të fuqishëm për gjuhën shqipe, citon Fishtën: “Mos e lini gjuhën t’uej…”

Gjyla Halili