AKTUALE

Komuna e Drenasit zyrtarisht bëhet pjesë e organizatës “Mayors for Peace”

Komuna e Drenasit është anëtarësuar në organizatën “Mayors for Peace”, një iniciativë që bashkon mbi 8,400 qytete nga e gjithë bota për të promovuar paqen dhe eliminimin e armëve bërthamore.

Në kuadër të këtij anëtarësimi, Komuna e Drenasit ka zhvilluar një takim njoftues virtual mes përfaqësuesve të Sekretariatit të Mayors for Peace dhe Nënkryetarit të Komunës, Arben Shala.

Gjatë takimit u Nënkryetari Shala e njoftoi Sekretariatin për Komunën e Drenasit, historikun e saj, qeverisjen lokale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna, ndërsa Sekretariati paraqiti objektivat e organizatës, rolin e komunës si anëtare e re në promovimin e misionit të organizatës, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta me qytete të tjera anëtare.

Anëtarësimi në këtë organizatë është një mundësi e mirë për komunën për të shkëmbyer përvoja, për tu njohur me praktikat më të mira të qeverisjes lokale dhe për të qenë pjesë aktive në iniciativat ndërkombëtare për paqe dhe zhvillim.

Banner

Related posts

Sulme me dronë në Mariupol e Sevastopol, dëmtohen muzetë në Krime

Admin2

Lloga në Arabinë Saudite: Do kemi mbështetje me ekspertë dhe teknikë për digjitalizimin e suksesshëm të gjyqësorit

Gjyla Halili

Zgjedhjet e marsit dhe procesi i filluar në mars, katër vite më parë

admin