AKTUALE

Liridon Disha: LEN po formon parti – derivatet e vettingut të brendshëm të BDI-së.

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Tetovës, Liridon Disha, ka komentuar situatën politike të shkrirjesh së Kualicionit “Vlen” në një parti.

“Tre partitë që sot po bashkohen nën një “platformë” të re janë në fakt produkte të vettingut të brendshëm që BDI zhvilloi në dy linja të qarta: përkushtimi ideologjik ndaj çështjes kombëtare shqiptare dhe pastertia nga korrupsioni”- ka shkruar Disha.

Më tej Disha ka theksuar se në këtë kualicion jan bashkuar të përjashtuarit, ata të cilët janë me më pak se 1% mbështetje publike, por me ambicje të mëdha për të shërbyer sistemit që rrit vetëm erësirë, por jo popullit.
Ja postimi i plotë i z. Liridon Disha:

Tre partitë që sot po bashkohen nën një “platformë” të re janë në fakt produkte të vettingut të brendshëm që BDI zhvilloi në dy linja të qarta: përkushtimi ideologjik ndaj çështjes kombëtare shqiptare dhe pastertia nga korrupsioni.

Këta individë nuk kaluan testin. Nuk e fituan besimin për të përfaqësuar shqiptarët. Dhe tani, të përjashtuar nga një strukturë që po reformohet nga brenda, kanë gjetur strehë tek njëri-tjetri – për t’u bërë një mashtrues kolektiv nën hijen e oligarkisë politike Mickoski-Zaev-Angjushev.

Janë bashkuar të përjashtuarit. Të refuzuarit. Ata me më pak se 1% mbështetje publike secili, por me ambicie të mëdha për të shërbyer jo popullit, por sistemit që i rrit vetëm në errësirë.

Ky nuk është projekt politik. Është reaksion ndaj pastrimit të brendshëm të BDI-së. Është përpjekje për të mbijetuar politikisht jashtë çdo kriteri ideologjik dhe etik.

Banner

Related posts

Javën e ardhshme Siljanovska ia dorëzon mandatin Mickoskit

Gjyla Halili

REISUL ULEMA MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “TËRMETI I VITIT 1963 – SHPËRFYTYRIM I SHKUPIT” NGA AUTORI DR.PROF. SKENDER HASANI

admin

Rina Ajdari: Shëndeti nuk është politikë, por përgjegjësi

Gjyla Halili