AKTUALE

Marash Dukaj jep lajmin e madh:500.000 euro ndihmë për bujqit e Malësisë,kërkesat e qytetarëve prioritet i ynë

Sot qeveria e Malit të Zi ka miratuar vendimin për ndihmën e bujqve të Malësisë të cilët u prekën nga dëmet natyrore në vlerë prej 500.000 euro.

Këtë e bën të ditur nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare ministri i administratës publike në Qeverinë e Malit të Zi,Marash Dukaj.

Edhe një premtim i realizuar ka shkruaj Dukaj,dhe në vazhdimsi ndihma e qeverisë për bujqit nuk do të mungojë as në të ardhmen.

“Vazhdojmë fuqishëm në plotësimin e kërkesave të qytetarëve tonë si dhe integrimin e merituar në institucione”!-ka theksuar ai.

Poashtu Qeveria e Malit të Zi ka emëruar Naim Gjokaj,zv.drejtor në Drejtorinë për investime kapitale.

Ja postimi i plotë:

Është kënaqësi e veçantë të Ju njoftoj se Qeveria solli Vendimin, ashtu siç premtuam, ndihmën për bujqit e Malësisë, të cilët u prekën nga dëmet natyrore, me vlerë prej 500.000,00€.
Ndihma e Qeverisë edhe në të ardhmën nuk do të mungoj për Bujqit tonë.

Po ashtu Qeveria emëroi, Naim Gjokaj në pozitën e zv/drejtorit në Drejtorinë pë investime kapitale.

Vazhdojmë fuqishëm në plotësimin e kërkesave të qytetarëve tonë si dhe integrimin e merituar në institucione!

Banner

Related posts

“Nane”, një super këngë nga Leonit!

Gjyla Halili

Ja pse Papa Françesku zgjodhi të prehej në Santa Maria Maggiore

Gjyla Halili

Sot në Shkup ngrihet zëri për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Gjyla Halili

Leave a Comment