AKTUALE

Makedonshtinata (ne) e zaebancija!

Nga Lume HYSEINI

“Ta kthejmë Maqedoninë e Veriut maqedonasve të veriut“ ishte motoja me të cilën VMRO fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kjo qeveri pro serbe këtë agjendë e ka ndër mend ta zbatojë me përpikshmëri. Neve na duket qesharake dhe debile duke e marrë parasysh kontekstin kohor si dhe kushtet dhe rrethanat e realitetit objektiv ku është e pamundur që të injorohet elementi autokton shqiptar nga një grupacion kaq i vogël në numër me kapacitet shumë të ulët politik, ekonomik dhe kulturor, po ja që këta karikatura prej politikanësh kanë hyrë seriozisht në rolin e tyre.
E dëgjova kryeministrin e Maqedonisë së vogël veriore Hristian Mickov(ski) të deklaronte se „ në kabinetin e tij nuk ka shqiptarë se s}ka shqiptarë të interesuar për të punuar për 22,000 denarë. Në një deklaratë tjetër i njejti paska deklaruar se katër bozhidarë që punojnë për te me orar të plotë marrin 90,000 denarë ndërsa bozhidarët me orar të pjesshëm marrin nga 60,000 denarë.

Nga piedestali i autoritetit që gëzon te masa e tij votuese e pensionistëve me nga pesë dhëmbë, bozhidarëve parazit social që as Bullgaria nuk ju jep pasaporta dhe tërpanave që as nuk dinë si aplikohet për vizë për të punuar në MC Donald´s-at e Gjermanisë, ky lolo e vlerëson se një shqiptar në kabinetin e tij vlen 22000 denarë. Miku i ngushtë i presidentit Donald Trump që e ndoqi në SHBA inaugurimin e tij në sallën numër 700 në një projektor së bashku me shpërndarësit e ushqimeve të shpejta, ka vendos ta kthejnë Maqedoninë nga shtet multietnik në zhvillim në kontinent imagjinar monoetnik!!

Gjuha shqipe në tabelat e rrugëve regjionale është zëvendësuar me gjuhë frënge. Shqipja, një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që e flasin 35% i banorëve autokton në territorin ku shoku Tito krijoi Republikën Popullore të Maqedonisë, anashkalohet në pothuaj se çdo institucion, në çdo konferencë shtypi nga zyrtarët VMRO që për momentin i trandin morat në qeveri. Jo se nuk mund të lahen ditët tjera përveç të dielës me rrymën e lirë, po se janë konzervativ dhe e rruajnë traditën që ua lanë gjyshërit nga dinastia e lashtë “Nebanjati” që sundoi Evropën në shekullin asnjëherë.
Makedonshtinata ne e zaebancija! Kryetari bozhidar i komisionit për antikorrupsion që me gjithë anëtarët tjerë kanë shpërdoruar paratë e buxhetit të përbashkët shtetëror dha dorëheqje por nuk u burgos meqë atë nuk e ze ligji i ri “Apsime shqiptari po brza postapka”.

Sipas ligjit të njejtë, iu vazhdua masa e paraburgimit ish ministrit të ekonomisë Kushtrim Bekteshi dhe gjithë shqiptarëve që janë nën hetim për tragjedinë në shtallën e improvizuar e cila në Koçan është llogaritur diskotekë. Shtatë policë bozhidarë janë liruar në “arest shtëpiak” ndërsa polici bozhidar që u ngjit si majmun i maleve Karpate në një shtyllë në Kumanovë për ta përdhos flamurin shqiptar, u përparua në detyrë nga ministri i punëve të brendshme Tashakov(ski), edhe ky një karikaturë me mision “t´ua tregojë vendin shqiptarëve” duke deklaruar se do merren masa kundër policit bozhidar dhe duke e përparuar në detyrë në të njëjtën kohë.
Ky është rendi dhe rregulli bozhidaresk që do të mbretërojë në djepin e civilizimit, asnjë përgjegjësi penale për asnjë drejtues institucioni në vitin aktual ku ndodhi kjo tragjedi. Të gjithë janë bozhidarë dhe nuk i ze ligji “Apsime shqiptari po brza postapka”.
Kjo është pra, hordhia që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin, që do prodhojë mirëqenie sociale dhe ekonomike dhe do të sigurojë sistem funksional të drejtësisë, duke nënçmuar dhe shtypur shqiptarët për ti siguruar kështu votat e bozhidarëve dhe trpanave, parazitë sociale për të cilët turbo folku serb është kompas moral, stil jete, universitet, art dhe filozofi. Sa për bukë, për të ngrënë ka, për tu vesh, nuk është patjetër dhe për tu la, nuk është patjetër. Bota përfundon në Beograd ndërsa universi në Moskë.
Makedonshtinata (ne) e zaebancija! Mickov(ski) do ta bëjë Maqedoninë great again! Ky bozhidar për të cilin Komisioni kundër korrupsionit në vitin 2019 hapi dy procedura, njëra për koncesionin e tokës shtetërore prej 33 mijë metrave katrorë, ndërtim të hidrocentraleve dhe koncesion për shfrytëzim të ujit që e ka marrë kompania “Energotek SHPK Shkup, që është në pronësi të tij dhe tjetra për shpërdorime gjatë kryerjes së detyrës këshilltar për energjetikë i ish kryeministrit kriminel tani rrefugjat në Hungari, Nikolla Gruev(ski), pasardhësit direkt të mbretit Sashe Veliki që e pushtoi Indinë në shekullin asnjëherë. Pikërisht ky bozhidar ka marrë përsipër detyrën hyjnore ta “reformojë” banana shtetin e Maqedonisë së veriut dhe ta transformojë në një super kontinent ekskluzivisht për maqedonas ku shqiptarët do trajtohen si emigrantët e Banglladeshit.
Ekipi tanimë është kompletuar me emërimin e Petar Bogojev(ski) në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Evropiane dhe Mobilitet. Ky petar ka një parti të vogël me më pak votues se Alternativa e Afrim Gashit ama e ka një gojë shumë të madhe dhe një fantazi shumë të bujshme. Ky e emëron Lekën e Madh, Aleksandrin e Maqedonisë antike “Ace” që të tingëlloj më bozhidar dhe deklaron se “ shqiptarët janë të mirë veç për të asish dele”. Për cilat dele e ka fjalën nuk dihet saktë, po meqë ka bordele me kafshë në Serbi ma merr mendja e ka fjalën për ato. Petari i lindur në qendrën e civilizimit bozhidaresk në Dolno Dupeni nga nëna Trpana , në një natë të errët me shi ku derrat e egër, minjtë dhe baballarët mezi pritnin ardhjen e “të zgjedhurit” të Dollno Dupenit që do të lente gjurmë të thella në historinë e njerëzimit. Jo si shqiptarja Nëna Terezë, e lindur në Shkup në vilajetin e Kosovës ose Ferid Murati nga Gostivari, të dytë fitues të çmimit nobël, për gjurmë tjera shpresonin dollnodupenasit!

Kjo është përralla e Maqedonisë së Veriut si shtet unitar! Çdo përparim që është bërë të ruhet karakteri unitar po njëkohësisht të zhvillohet karakteri multinacional i shtetit ka rënë në ujë dhe askush më as nuk duhet të përpiqet në këtë drejtim. Duhet shumë nerva me ec një hap para dhe dhjetë pas sa herë që bozhidarët të kenë sulm shizofrenie. E vetmja gjë që duhet të bëhet tash është të largohet koalicioni”FLEN” nga kjo qeveri anti shqiptare sepse koalicioni “FLEN” pretendon se përfaqëson shqiptarët dhe kjo i bie se ata i legjitimojnë planet, fantazitë dhe të bëmat e bozhidarëve.

Tjetra që duhet të pasojë është të gjithë deputetët shqiptarë të japin dorëheqje dhe më pas të shqyrtohen opsionet për ndarje ose nëse Evropa dhe SHBA nuk përkrahin ndryshim kufijsh, federalizim dhe krijim të dy apo më shumë njësive federale ku secili ka buxhet të vetin dhe vendos për veten e vetë. “Makedonshtinata e zaebancija” edhe ne më nuk duhet me u marrë me këto budallaki në këtë shekull të përparimit teknologjik. Ne nuk e kemi patjetër me jetu bashkë, as me qenë objekt i sulmeve shizofrenike, as me u marrë me komplekset e inferioritetit të bozhidarëve, as me pagu tatime të njëjtit buxhet, as rrymë EVN-së trefish më shtrenjtë se bozhidarët!

Neve veç na duhet të kthjellemi, sepse opsione ka veç duhet me i detyru këta politikanë që kemi nga “tezgaxhi shqiptarë” të kthehen në shqiptarë me kurriz që nuk janë përgjegjës vetëm për mirëqenien ekonomike të familjes dhe fisit të tyre po për gjithë ne! Kaq e thjeshtë është kjo punë… (koha.mk)

Related posts

Përfundon epoka e orëmatësve të parregullt/ Paisja e sofistikuar në bodrum – qytetarët “rrjepen” me faturat për rrymën?!

Gjyla Halili

Fatmir Dehari nga Kërçova: Nëse preken apo diskutohen çështjet e të drejtave tona kombëtare, pavarsisht veshjes sime sot unë jam ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Gjyla Halili

Mickoski paralajmëron dhjetëra aksione policore për krime të kryera

Gjyla Halili